Berisha viziton Noemin, vajzën e parë të 201-tes
Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha vizituan sot të porsalindurin e parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë për vitin 2011.
Berisha i uroi familjes dhe fëmijës së parë të lindur në këtë maternitet jetë të gjatë, mbarësi dhe shëndet.
Mbas vizitës së zhvilluar, kryeministri Berisha u shpreh për mediat se në traditën e tij, takimin e parë e bën me një të sapolindur dhe shtoi:
“Noemi ishte një vajzë e mrekullueshme, një bukuroshe e vogël me të cilën Shqipëria do të krenohet. E ëma e saj ishte shumë mirë, shumë e gëzuar për Noemin dhe së bashku me Lilin i uruam shumë gëzime, shëndet, mbarësi familjes”.
“Por nuk ka mbarësi më të madhe në këtë botë, vijoi kryeministri, sesa një çift i ri që nis vitin, minutën e parë me një fëmijë”.
“Ndaj dhe fakti që unë e bëj të përvitshëm këtë takim, sepse mendoj dhe nuk gjej asgjë tjetër që simbolizon më shumë mbarësinë sesa i sapolinduri, fëmija. Ky është një rast për të uruar, së pari të gjithë ata që lindën në pragun apo në Vitin e Ri”, përfundoi Berisha.