E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel 2010 nje vit i mire per Gjermanine

2010 ishte nje vit i mire per Gjermanine konstatoi kancelarja gjermane Angela Merkel qe ne fillim te fjalimit te saj me rastin e Vitit te Ri. Gjermania ia doli mbane krizes si asnje vend tjeter. Ato qe i vume vetes si synim edhe i realizuam madje prej krizes kemi dale edhe te forcuar - tha kancelarja.

Kurre me pare qe prej bashkimit te Gjermanise kuota e papunesise nuk ka qene me e ulet se sa kete vit konstatoi kancelarja.

Ajo u shpreh se eshte e shqetesuar per stabilitetin e euros e cila sipas saj eshte garanci per paqen dhe lirine ne Evropen e bashkuar Euroja eshte baza e mireqenies sone. Gjermania ka nevoje per Evropen dhe monedhen tone te perbashket si per te miren tone edhe per te perballuar detyrat e medha ne bote.

Bildunterschrift

Nje nder keto detyra te medha mbetet angazhimi ne Afganistan i cili edhe gjate vitit 2010 shkaktoi dhimbje dhe shqetesim Ushtareve dhe ushtareve tane ne Afganistan iu desh te perballeshin kete vit me vdekjen e nente prej shokeve te tyre. Edhe pse asnje fjale e imja nuk mund ta pakesoje vertet dhimbjen e familjeve dhe te miqve te te reneve dua tju them nga zemra se nuk i harroj.

Per vitin 2011 kancelarja synon permiresime ne nje sere sektoresh nder te tjera ne politiken arsimore ate te shendetsise dhe te financave. Por te gjitha keto nuk mund ti beje vetem shteti e domosdoshme eshte ndihma e te gjithe gjermaneve - tha kancelarja.

Permblejdhe nga fjalimi i Angela Merkel

Pershtati Pandeli Pani

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›