E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov fton Papulasin për vizitë në Maqedoni

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të mërkurën i dërgoi ftesë kolegut të tij grek Karolos Papulas për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Ivanov në letrën dërguar Papulasit thekson se në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë "ka shumë më tepër gjëra që i lidhin dhe i afrojnë, sesa i ndajnë". "Kam besim të fortë se me angazhime të përbashkëta do të kontribuojmë në forcimin e lidhjeve tona të cilat do të jenë në interes të qytetarëve të të dyja shteteve tona", bën të ditur Ivanovi.
Në ftesën drejtuar presidentit grek Papulas, presidenti Ivanov bën të ditur se "qëndron në disponim për negociata lidhur me kontektin e emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›