E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov udhëheq seminarin e gjyqtarëve

Ish-arbitri i njohur i Federatës Ruse të Futbollit, Valentin Ivanov, ka mbërritur në Tiranë. Ai është i dërguari i FIFA-s për të zhvilluar një seminar me arbitrat e rinj të Shqipërisë, të cilët premtojnë për të drejtuar ndeshjet e futbollit tonë dhe atij ndërkombëtar. Ivanov është një emer i njohur i gjykimit në futboll sepse ai ka drejtuar shumë takime të rëndësishme ndërkombëtare, duke marrë përsipër edhe takime në finalet e mëdha europiane e kampionate botërore. Tani, në moshën 50 vjeçare, Valntin Ivanov është një nga specialistët që kontribuon në formimin e gjyqtarëve të rinj në mbarë botën. Në Tiranë, i dërguari i FIFA-s për, disa ditë me radhë do të udhëheqë seminarin teoriko-praktik në ndihmë të përgatitjes për arbitrat tanë të rinj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›