E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati holandez Ajaksi merr kryesimin

Ajaksi është kthyer të fitorja në javën e tretë të kampionatit hollandez, duke mundur thellësisht 4-1 Vitesen në “Amsterdam Arena”. Sukses i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Frenk De Boer, e cila ka marrë përkohësisht kryesinmin e renditjes.

Megjithë përpjekjet për të shënuar pjesa e parë e takimit do të mbyllej me rrjeta të paprekura, ndërsa me rikthimin në fushë rezultati do të zhbllokohej në minutën e 53-të. Erijksen do të gjuante saktë për ta ndalur topin në rrjetë, ndërsa këtu do të niste dhe golaeada e vendasve. Derk Borriger do të dyfishonte rezultatin në minutën e 62-të, duke ndezur festën e Ajaksit.

Dorëzohet Vitese, që reziston vetëm 60 sekonda të tjera përpara se të nxjerrë topin për të tretën herë nga rrjeta e saj. Goli i tretë i formacionit të De Boer mban firmën e Sigthorson, i cili në minutën e 71-të do të vuloste suksesin e Ajaksit me golin e katërt dhe të dytin personal në këtë sfidë. Ndeshja e hapjesë për javën e tretë të kampionatit hollandez do të mbyllej me golin e nderit për Vitese.

Butner do të dërgonte topin në rrjetë një minutë nga fundi i takimit, por goli I tij ka vlerë vetëm për statistika. Pas kësaj fitoreje, Ajaksi i Amsterdamit është ngjitur përkohësisht në krye të klasifikimit me dhjetë pikë në pritje të rezultateve që do të arrijnë rivalet e tjera për titullin kampion në Hollandë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›