E Shtunë, 31 Tetor 2026

Short spektakolar në Kupën e Vogël

Janë 12 grupe të përbërë me nga 4 skuadra. Europa League do të sjellë përballje mjaft interesante si Totehem-Rubin, Sporting-Lacio apo Atletiko-Udineze

Një ditë pas shortit të Champions League, është hedhur në Montekarlo, pak orë përpara fillimit të finales së Superkupës së Europës mes Barcelonës dhe Portos, shorti i Europa League. 48 skuadrat që kanë arritur deri në këtë fazë, janë ndarë në 12 grupe me nga katër skuadra dhe vetëm dy ekipet e para të çdo grupi do të kalojnë në fazën me eliminim. Disa grupe janë vërtet interesante, duke filluar që nga grupi A, ku Totenhemi do ta ndajë vendin e parë me Rubin Kzanin, por pikët e plota duhet t’ua rrëmbejnë grekëve të PAOK dhe irlandezëve të Shamrokut. Grupi B do të jetë mjaft interesant për tifozët kuqezi, pasi Vorskla e Armend Dallkut e Ahmed Jonuzit, që ditën e enjte elimiuan Dinamon e Bukureshtit të Elis Bakajt, do të ndeshen me Hanoverin e Altin Lalës, pra një tjetër derbi mes shqiptarëve në këtë Europa League. Veç Vorsklës dhe Hanoverit, në grupin B do të jetë dhe Standarti i Liezhit dhe Kopenhageni.

Një tjetër grup interesant është ai D, ku Lacio e Lorik Canës do të ndeshet me Sportingun e Lisbonës, Zyrihun dhe “outsider”-sat rumunë të Vasluit. Edhe në Grupin I duelet do të jenë shumë të zjarrta. Atletiko e Madridit dhe Udineze janë skuadrat e favorizuara, por duhet të ruhen nga francezët e Renës dhe zvicerianët e Sionit. Përballje shumë të ekulibruara dhe mes Dinamos së Kievit, Beshiktashit, Stoke Sitit dhe Makabi Tel-Avivi, që kanë formuar grupin E.

Garat e fazës në grupe do të zhvillohen nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor. Ja dhe të 12 grupet:

Grupi A

Totenham Hotspur

Rubin Kazan

PAOK

Shamrok Rovers

Grupi B

Kopenhagen

Standard Liezh

Hanover 96

Vorskla Poltava

Grupi C

PSV Eindhoven

Hapoel Tel-Aviv

Rapid Bukureshti

Legia Varshava

Grupi D

Sporting Lisbonë

Lacio

Zyrih

Vaslui

Grupi E

Dinamo Kiev

Beshiktash

Stoke Siti

Makabi Tel-Aviv

Grupi F

PSG

Atletik Bilbao

Salcburg

Sllovan Bratislava

Grupi G

AZ Alkmar

Metalist Kharkiv

Austria Vjenës

Malmo

Grupi H

Braga

Klub Bryzh

Birmingem Siti

NK Maribor

Grupi I

Atletiko Madrid

Udineze

Stad Renë

Sion

Grupi J

Shalke 04

Steaua Bukureshti

Makabi Haifa

AEK Larnaka

Grupi K

Tvente

Fulham

Odense

Visła Krakov

Grupi L

Anderleht

AEK Athinë

Lokomotiv Moska

Shturm Grac

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›