E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe shpall listën: Skela e Duro në apel

SHKRUAN: Jeton Selimi 27-08-2011 12:57

Një ditë pasi trajneri i Francës, Lorent Blank shpalli 25 të besuarit e tij për fushatën eliminatore kundër Shqipërisë dhe Rumanisë, ka qenë radha e trajnerit Kuzhe që të bëjë të njëjtën gjë. Kroati ka vendosur që të grumbullojë 23 lojtarë, ku mes të tjerëve spikat emri i Ahmed Januzit, shqiptarit nga Kosova që aktivizohet në radhët e Vorskla Poltavës në kampionatin ukrainas. Januzi, që së bashku me Dallkun krijojnë koloninë kuqezi në Poltavë, grumbullohet për herë të parë në një ndeshje zyrtare, teksa ka qenë edhe një herë tjetër në grumbullim, në miqësoren kundër Maqedonisë (0-0) që u zhvillua në Korçë.

Pjesa tjetër e lojtarëve janë të ashtuquajturit “garda e vjetër”, ndërsa mes tyre spikasin edhe dy veteranë që për momentin janë pa skuadër. Josip Kuzhe kla vendosur që t’i mbyllë këto eliminatore pa lënë jashtë skuadrës kuqezi Ervin Skelën dhe Klodian Duron. I pari është një domosdoshmëri në radhët e Shqipërisë, pasi ende nuk është gjetur një zëvendësues për rolin e tij, ndërsa Duro, që shpreson të firmosë në Qipro ose të rikthehet te Tirana, do të heqë dorë nga kombëtarja menjëherë pas ndeshjes me Rumaninë, pasi Kuzhe e ka të qartë se me moshën e thyer që ka ky grup, nuk mund të shkohet larg. Së bashku me Lalën e Bogdanin, që e kanë deklaruar muaj më parë largimin, kuqezinjtë do të humbasin 4 elementë bazë në lojën e tyre. Ndërkohë, pas largimit të Arjan Beqajt, vendin si portieri i tretë e ka zënë Orges Shehi, që mbron portën e Skënderbeut në superligë. Pjesa tjetër e lojtarëve janë po ata që janë grumbulluar në takimet e fundit.

Brahimi dhe Bunjaku

marrin nënshtetësinë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u ka dhënë nënshtetësinë dy shqiptarëve 18-vjeçarë që janë pjesë e Grasshopresit në Zvicër. Mërgim Brahimi dhe Imran Bunjaku, të dy mesfushorë, do të jenë pjesë e skuadrës U-21 dhe kandidatë potencialë për një vend në përfaqësuesen kuqezi.

Lojtari Skuadra

Portierë:

1) Samir Ujkani Novara

2) Isli Hidi AEL Limasol

3) Orges Shehi Skënderbeu

Mbrojtës:

4) Debatik Curri Gencerbirligi

5) Lorik Cana Lazio

6) Armend Dallku Vorskla Poltava

7) Franc Veliu Flamurtari

8) Admir Teli Karabak

9) Kristi Vangjeli Aris Selanik

10) Ansi Agolli Karabak

Mesfushorë:

11) Klodian Duro pa skuadër

12) Ervin Bulku Azal Baku

13) Altin Lala Hanover 96

14) Gilman Lika Tirana

15) Emilian Vila PAS Janina

16) Ervin Skela pa skuadër

17) Jahmir Hyka Luzern

18) Gjergj Muzaka Skënderbeu

Sulmues:

19) Erjon Bogdani Çezena

20) Hamdi Salihi Rapid Vjena

21) Elis Bakaj Dinamo Bukuresht

22) Ahmed Januzi Vorskla Poltava

23) Edmond Kapllani Augsburg

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›