E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët rrisin depozitat/ BSH: Në banka kemi 10 % më shumë para

Ritmi i rritjes së depozitave që me fillimin e sezonit të verës është rritur në krahasim me disa muaj më parë. Sipas ekspertëve financiar diçka e tillë është rezultat i ndikimit të ardhjes së emigrantëve gjatë kësaj periudhe dhe tendencës së tyre për të ruajtur paratë e mbledhuar në emigracion. Megjithatë në krahasim me një vit më parë ritmi i depozitave në banka ka rënë ndjeshëm, gjë të cilën e konfirmoi edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë para disa ditësh. Sipas tij efektet e krizës ekonomike tashmë kanë prekur edhe sektorin bankar, ku konstatoi një ulje në konceptin e depozitave bankare, por edhe të kreditimit.
Edhe pse gjatë muajve të parë të këtij viti vërehej një rënie negative e depozitave, ose më tepër një twrheqje e parave në banka, që nga muaji prill portofoli i depozitave ka patur një përmirësim dhe po vazhdon edhe gjatë këtyre muajve, gjithsej ritmi i rritjes së depozitave për momentin figuron të jetë 10%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›