Ivanoviç- Merkelit: Largimi i strukturave paralele, e pamundur

Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka kundërshtuar ashpër deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel ku theksohet se Serbia duhet të heqë institucionet paralele në Kosovë.
“Serbia nuk mundet të largojë institucionet e veta në Kosovë, pasi kështu nuk do të mundej të ndihmonte serbët atje. Serbia ka obligimin dhe të drejtën që të ndihmojë serbet e Kosovës” ka thënë Ivanoviç.
“Institucionet paralele janë të vetmet që ekzistojnë në këtë pjesë dhe për serbët përfaqësojnë mbijetesën e tyre.
Këto institucione shërbejnë që serbët të mbijetojnë dhe mendoj se Serbia nuk mundet të heqë këto institucione”- përfundoi Ivanoviç.