Tadiç: Serbia në BE, nëse aplikohet modeli irlandez

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç deklaroi se Serbia po shikon marrëveshjen e paqes së Irlandës Veriore si model për zgjidhjen e mundshme të konfliktit me Kosovën.
Nën marrëveshjen e Paqes së vitit 1998, të njohur si “E premtja e Mirë”, qeveria e Dablinit hoqi dorë nga pretendimet për sovranitet mbi Irlandën e Veriut, duke e zëvendësuar atë me shpresën për të parë një Irlandë të Bashkuar, por duke u bazuar në votimet në të dy anët.
Në një intervistë për të përditshmen e Maqedonisë, Dnevnik, Tadiç tha se Beogradi po shikon të arrijë një marrëveshje të njëjtë me qeverinë e Prishtinës, çfarë do të tejkalonte pengesën e Serbisë për t`u bërë anëtare e BE-së.
“Ekziston modeli irlandez, ku pavarësisht se Republika e Irlandës nuk e njeh ndarjen e integritetit territorial (me Irlandën Veriore), megjithatë është anëtare e BE-së”- ka thënë Tadiçi.