E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Opozita kunder integrimit te shqiptareve


Kryeministri Sali Berisha, pikërisht një ditë pasi Komisioni Evropian dha rezultat negativ për Shqipërinë në procesin e integrimit, zgjodhi të fliste për arritjet, qe sipas tij ka bere qeveria, duke përmendur rritjen e pagave e pensioneve, rritjen e nivelit në arsim, rritjen e investimeve...

"Ne do të ndërtojmë Shqipërinë e prodhimit. Ne kemi shenuar tre herë më shumë eksporte në gjashtë vite. Se kemi ndjekur këto standarde kemi patur rritje të pagave", tha Berisha, ndërkohë që gjatë fjalës së tij është shoqëruar nga reagime të vazhdueshmë të deputetëve të opozitës.

Pikërisht ndaj këtyre të fundit, Berisha ngriti gishtin e akuzës, se ata kanë qenë kundër ligjeve të rëndësishme me qëllim uljen e nivelit të jetesës së shqiptarëve dhe izolimin e qytetarëve të vendit.

Berisha nga foltorja e parlamentit ftoi opoziten qe te punojne konsensualisht per reformen zgjedhore, si dhe garantoi se propozimet e opozites pasi te jete marre edhe ok i Komisioni i Venecias apo ODIHR do te votohen ne parlament.

"Jemi gati te shohim edhe rregulloren e parlamentit. Ejani të marrim edhe rregulloren e parlamentit evropian dhe të krahasojmë standardet. Ju doni të bëheni zëdhënës të presidentit? Bëhuni! Mos harroni se ne jemi shumica sovrane e popullit shqiptar", tha Berisha.
 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Integrimi, apeli i Topit: Dialog e bashkëpunim
Presidenti i Republikes u bën apel partive te mëdha politike dhe lidershipit të tyre, që me përgjegjësi përpara qytetarëve dhe vendit, të gjejnë forcë dhe aftësi për të dalë mbi interesat personale e politike të momentit dhe të bashkojnë energjitë përfaqësuese në dobi të reformave reale të integrimit.
Spahiu takon anëtarë te Kongresit dhe Senatit
Kryetari i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu takon anëtarë të Kongresit dhe Senatit, me të cilët ka diskutuar për cështjet shqiptare.
Top Show, regres-raporti
Refuzimi i statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, arsyet që cuan në këtë vendim të europianëve dhe cfarë humbën shqiptarët nga ky refuzim, ishin disa nga pyetjet të cilat analistët e ftuar në panelin e Top Show në Top Channel, u munduan t’i japin përgjigje.
PS: Raporti i KE, instrument i rëndësishëm
Partia Socialiste ka dalë me qëndrimin e saj ndaj progres-raportit të hartuar nga Komisioni Evropian, duke e vlerësuar atë si një material shumë të rëndësishëm. "Statusi", Sequi: Ngërci ju pengoi
"Komisioni Evriopian nuk celi negociatat me Shqipërinë për shkak të ngërcit të vazhdueshëm politik". Kështu deklaroi në Tiranë ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi, i cili prezantoi progres raportin e Komisionit Evropian para mediave vendase.


Lajmet kryesore

Integrimi, apeli i Topit: Dialog e bashkëpunim
"Jo alibi dhe argumente partiakë"
Shqipëria ngel sërish në klasë
Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti
Berat, vritet me kallashnikov 33-vjecari

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›