Ivanovic KFOR po rrezikon te behet i padesherueshem per njerezit ne veri te Kosoves

DW Zoti Ivanovic komandanti i KFOR-it gjenerali gjerman Erhard Drews u ka dhene afat serbeve ne veri te Kosoves deri neser qe te largojne barrikadat nga rruget si e cilesoni ju kete ultimatum te KFOR-it.
Ivanovic Une mendoj se komandanti i KFOR-it eshte dhe ka qene shume i kujdesshem sesa po krijohet pershtypja e pare pas ketij ultimatumi. Ai po provon qe te largoje barrikadat por serbet nuk do ti largojne barrikadat. Ne nje perplasje te mundshme ndermjet KFOR-it dhe serbeve forcat paqeruajtese te KFOR-it nuk jane dhe nuk do te jene ne nje pozicion te mire. Ka me shume serbe qe deshirojne te jene te qete dhe qe nuk deshirojne te perdorin arme apo dhune dhe per kete arsye mendoj se KFOR-i nuk eshte ne nje pozicion te favorshem qe te ndermarre ndonje aksion.
DW KFOR-i thote se ka mandat qe te liroje rruget ne veri ne menyre qe te zhvillohet qarkullimi i lire i njerezve dhe mallrave. Cili eshte mendimi juaj
Ivanovic Kjo nuk eshte ceshtje e lirise se levizjes por eshte pak me e komplikuar. Ky eshte nje problem kryekeput politik ku KFOR-i merr vetem nje ane dhe me kete te beje te mundur qe doganat e Kosoves te funksionojne ne piken 1 dhe 31. Kjo do te jete shume keq per imazhin e KFOR-it dhe me kete KFOR-i po rrezikon qe mos te jete me i mirepritur te njerezit ne veri. Por jo vetem KFOR-i por edhe cdo mision nderkombetar ne Kosove nuk do te kete sukses nese nuk krijon marredhenie te mira me popullaten lokale. Prandaj ne kete linje ata po bejne nje pune politike qe nuk eshte ne favor te serbeve te Kosoves.
DW Qeveria ne Beograd thote se ceshtja e veriut duhet te zgjidhet ne dialogun Kosove-Serbi. Nga ana tjeter qeveria e Kosoves e kundershton kete. Atehere sipas jush cila mund te jete zgjidhja
Ivanovic Nese qeveria e Kosoves behet e vetedijshme se komuniteti nderkombetar nuk do te beje punet e pista per te atehere ne kete rast qeveria e Kosoves do te nderroje mendje.
DW Cila eshte porosia e qeverise ne Beograd per serbet e Kosoves. Te qendrojne ne barrikada apo ti largojne ato nga rruget
Ivanovic Ne nuk jemi ata qe mund tu themi serbeve te Kosoves se cfare duhet te bejne. Ata kane udheheqesit e tyre te zgjedhur. Njerezit qe udheheqin serbet ne komunat veriore te Kosoves ata jane te zgjedhur dhe jo te emeruar. Ne kete linje ata kane nje lloj lirie ne vendimet e tyre prandaj qeveria ne Beograd mbeshtet serbet e veriut ne ate cfare ata deshirojne te bejne.
Autor Bekim Shehu/Prishtine
Redaktoi E. Xhani