Embargoja ndaj Iranit, BE-ja takohet me 23 janar

Në një komunikatë ku konfirmohet data e takimit, BE-ja tha se vendimi për ta lëvizur nga data e përcaktuar më parë (30 janar) është marrë për të mos pasur përplasje me samitin e liderëve të Bashkimit Evropian.
Shtetet e Bashkimit Evropian tashmë kanë rënë dakord në parim për të vendosur embargo ndaj naftës iraniane, si pjesë e përpjekjeve të fundit të Perëndimit për të ushtruar presion mbi Iranin lidhur me programin e dyshuar bërthamor.
Megjithatë, ata ende kanë për të finalizuar detajet e fundit. Por, sipas diplomatëve evropianë, do të duhen disa muaj derisa ajo të hyjë në fuqi, pasi disa kryeqytete evropiane kërkojnë shtyrje për të reduktuar çdo shok në ekonomitë e tyre të sëmura.
Naftën që aktualisht BE-ja blen nga Irani, do kërkojë ta blejë nga shtetet e tjera të pasura me naftë, veçanërisht nga Arabia Saudite./Start/F. P/
2012-01-10 17:15