E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësohen 700 të rinj dhe të reja

18-12-2011 / Gazeta 55

Nënkryetarja e FRPD, Greta Koçi vijon në Dibër turin e takimeve me të rinjtë

Mund të konsiderohet pritja me madhështore e të gjithë turit të deritanishëm ajo që të rinjtë e të rejat demokrate të Dibrës i kanë ofruar nënkryetares së FRPDSH-së Greta Koçi. Mbi 1500 vetë i kanë uruar mirëseardhjen artistes së njohur, tashme një lidere edhe politike e strukturës rinore të Partisë Demokratike.
Në takimet e zhvilluara me kryebashkiakun e Peshkopisë Ilir Krosi dhe kryetarin e PD-së Dibër, Naim Gazidede, numri dy i FRPDSH-së ka vlerësuar me nota maksimale përkushtimin dhe punën organizative të strukturave vendore të të rinjve demokrate Dibrane.
Greta Koçi u shpreh se një organizim i tillë është për t’u pasur zili dhe mund të jetë një shembull shumë i mirë edhe për strukturat e tjera të FRPD-së në rrethe.
Në takimet e organizuara në Dibër, Koçi ka pasur mundësi të bashkëbisedojë nga afër me të rinjtë e të rejat dibrane, duke bashkë ndarë mjaft ide dhe opinione. Brenda një periudhe të shkurtër, 700 të rinj Dibrane janë deklaruar si anëtarë të FRPD-së, ndërsa në ditët në vijim parashikohet që fluksi të jetë në rritje. Nënkryetarja e FRPDSH-së vazhdon turin e saj të prezantimit me anëtarët e FRPD-ve në të gjithë Shqipërinë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›