E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç: Seanca për barrikadat, e përdorur për grindje ndërpartiake

Sekretari Shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç ka shprehur keqardhje për ndërprerjen e seancës për heqjen e barrikadave në veri.

Sipas tij, seanca e sotme në Leposaviç, në të cilën do të duhej të flitej për marrëveshjen që ka arritur Qeveria e Serbisë me KFOR-in, është përdorur për grindje ndërpartiake.

“Serbët e Kosovës, për shkak të mospajtimeve me Beogradin, mund të bëhen shënjestër e ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve të Kosovës”, u shpreh Ivanoviç.
 

Sipas përfaqësuesve të serbëve, të katër komunave veriore të Kosovës, nuk ka pasur kushte formale ligjore për mbajtjen e seancës, meqë në të nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të Zubin Potokut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›