Policia britanike ne perpjekje per te vene nen kontroll situaten ne Londer

Vala e dhunes dhe plackitjeve qe ka pushtuar lagje te tera ne Londer eshte perhapur tani edhe ne tre qytete te tjera te medha ne Britani. Autoritetet po perpiqen te vene nen kontroll situaten pas shperthimit te trazirave me te renda qe nga vitet 1980.
Ne Londer grupe te rinjsh vazhduan aktet e vandalizmit per te treten nate radhazi duke u vene zjarrin ndertesave dhe makinave duke plackitur dyqanet dhe duke qelluar policine me shishe e objekte te tjera.
Ne zonen Hakni te Londres vandalizmi rezultoi ne nje skene masive shkaterrimesh. Policia eshte perpjekur te largoje me force njerezit nga rruget. Megjithate ne shume zona trazirat kane vazhduar thuajse pa asnje sfide nga forcat e rendit. Vandalet kane qene te lire te plackisin dyqane e te uzurpojne banesa.
Kryeministri britanik Dejvid Kameron beri sot komente pas nje takimi me Shefin e Policise Metropolitane dhe Sekretarin e Brendshem te vendit. Zoti Kameron u zotua se do te merren te gjitha masat e nevojshme per te rivendosur rendin dhe per te ndalur incidentet qe i cilesoi si te peshtira
Keto jane akte kriminaliteti te cilave duhet tu pergjigjemi dhe ti ndalim. Ndjej dhimbje te madhe per familjet qe kane vuajtur per njerez te pafajshem qe u eshte djegur shtepia nga vandalet per bizneset e shkaterruara nga plackitjet. Askush nuk duhet ta vere ne dyshim se ne qendrojme ne anen e qytetareve qe respektojne ligjin Policia Metropolitane me ka siguruar se krahasuar me 6 mije policet qe ishin dislokuar mbreme ne Londer sonte do te kemi rreth 16 mije. Do te sjellim perforcime nga pjese te tjera te vendit.
Per momentin nuk shihet nje kauze e vetme qe i bashkon trazirat megjithese ne disa raste incidentet linden gjate protestave kunder shkurtimit te shpenzimeve qeveritare. Keto shkurtime do te sjellin uljen e asistences sociale dhe mbylljen e dhjetera mijera vendeve te punes brenda vitit 2015.
Protestat filluan te shtunen me nje demonstrate paqesore ne Londer qe me pas mori karakter te dhunshem. Pjesemarresit po protestonin kunder qellimit me arme zjarri te nje banori te Londres nga policia ne rrethana te paqarta. Qe nga ai moment afro 400 vete jane arrestuar dhe 69 te tjere jane shpallur fajtore per vepra penale. Pritet qe keto shifra te rriten.