E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia: Prishtina, jo dhunë në rajonet serbe

Moska i ka bërë thirrje OKB-së, NATO-s dhe Bashkimit Evropian të mos lejojnë Prishtinën që t`i nënshtrojë me dhunë rajonet serbe të Kosovës.

“U bëjmë thirrje OKB-së, NATO-s dhe BE-së, të cilat janë të pranishme në Kosovë, të tregojnë përgjegjësi maksimale, në mënyrë që të mos lejojnë një skenar të tillë", thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksander Llukasheviç.
Duke folur për planin e arritur më 5 gusht, Llukasheviç tha se kjo ishte një marrëveshje e dhunshme. Në deklaratën e tij thuhet se qëllimi i marrëveshjes është për të reduktuar tensionin, por Moska është e bindur që marrëveshja e tillë së pari, duhet t`iu përgjigjet njerëzve të rajonit.
 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në përputhje me Rezolutën 1244, duhet gjithmonë të kontrollojë gjendjen në Kosovë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›