E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Marrëveshja nuk është kërcënuar

“Vendimi i serbëve të veriut nuk e kërcënon marrëveshjen me KFOR-in”. Kështu është shprehur kreu i ekipit negociues serb, Borisllav Stefanoviç. Përfaqësues të serbëve të katër komunave veriore të Kosovës kanë ndërprerë seancën e përbashkët në Leposaviq, ku është dashur të flitej për heqjen e barrikadave në veri.

“Shteti serb e ka pranuar marrëveshjen, komuniteti ndërkombëtar e ka pranuar dhe garanton zbatimin e saj. Askush nuk ka kërkuar nga kryetarët e komunave të marrin vendim”, është shprehur Setfanoviç për mediat serbe.
Sipas tij, vendimi për të hequr barrikadat është vendim i qytetarëve që janë aty dhe që janë unikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›