Policia e Shtetit analiza, Burgaj: Ja arritjet në një 1 vit
TIRANE-Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj u shpreh sot se viti 2010 ka qënë një vit plot me suksese për punën e policisë në luftën kundër krimit të organizuar, bandave të trafikut, korrupsionit.
Vlerësimin Burgaj e bëri gjatë bërjes publike të Analizës së Punës vjetore të Policisë së Shtetit.
Burgaj theksoi se gjatë këtij viti krimi i organizuar ka shënuar rënie, krahasuar me vitin 2009. Kreu i policisë së shtetit tha se gjatë këtij viti janë kryer 4 operacione ndërkombëtare, janë shkatërruar 21 grupe kriminale që operonin në vend. Gjate vitit 2009, Policia e Shtetit ka ekstraduar 46 persona.
Në pranga gjatë këtij viti për vepra të ndryshme penale kanë rënë 1 920 persona të shpallur në kërkim ndërsa janë shënuar 453 vepra penale.
Burgaj theksoi se gjatë këtij viti është shënuar dhe një rënie e numrit të vrasjeve të personit në vend, krahasuar me një vit më parë.
Në lidhje me luftën kundër drogës, Burgaj tha se është pësuar nje rënie e transportit të drogërave përmes Shqipërisë. Gjatë këtij viti tha ai, janë goditur 47 grupe të narkotikut ndërsa është shënuar dhe një rënie e kultivitimit të narkotikëve në vend.
Kreu i Policisë së Shtetit gjithashtu u ndal dhe në luftën kundër dhunës në familje. Burgaj tha se ky fenomen është ende evident në vend, ku gjatë këtij viti janë shënuar plot 1974 raste të kësaj lloj dhune.
Burgaj tha se lufta kundër korrupsionit nuk ka kursyer as zyrtarë në detyrë, ku disa janë prangosur dhe po gjykohen për veprat penale. Kjo nuk ka kursyer as efektive policie, ku jane kryer 37 perjashtime nga radhet e policise.
Ndërkohë duke iu referuar aksidenteve të ndodhura gjatë këtij viti Burgaj theksoi se numri i aksidenteve është rritur me 9 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Kështu sipas tij janë shënuar 1468 aksidente ku kanë humbur jetën 365 persona. Sipas tij shkak për aksidentet është bërë rritja e intesitetit të lëvizjes dhe konkretisht në periudhën e verës.
Sipas tij gjatë këtij vitit është bërë edhe një menaxhim i kufijve sipas standarteve të vendeve Shengen si dhe përmirësim i legjislaturës së policisë të shtetit për përqasjen e standarteve të Bashkimit Europian.
Konferencen e sotme ku prezantohej puna e polciise se shtetit ne 1 vit, e pershendeti Ministri i Brendshem, Lulzim Basha. Ministri tha se viti 2010 ka qënë dinamik me projkete të medha, me reforma rrënjësore. Gjatë këtyre 12 muajve, tha Basha, policia arriti të analizojë me sukses gjithe detyrat.
Ne konferencen sot te pranishem kane qene dhe kryeministri Sali bBerisha dhe kryeprokurorja e pergjithshme, Ina Rama.
(d.b/BalkanWeb)