Ivanoviç: Serbia organizatore, OSBE-ja vëzhguese

Për Qeverinë e Kosovës, angazhimi i OSBE-së për lehtësimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë tregon se për herë të parë Serbia ka rënë dakort që të mos organizojë asnjë lloj zgjedhjesh në Kosovë.
Por, sekretari i së ashtuquajturës Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, për “Tribuna Shqiptare”, ka thënë se edhe kësaj radhe zgjedhjet do t`i organizojë Komisioni Zgjedhor i Serbisë, ndërsa roli i OSBE-së do të jetë vetëm si vëzhgues.
“Nuk do të ketë simbole të OSBE-së. Roli i këtij misioni është të sigurojë logjistikën”, ka thënë Ivanovic, duke hedhur poshtë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se gjatë këtyre zgjedhjeve do të hapen qendra votimi, ndërsa do të ketë vetëm simbole të OSBE-së.