Videoja e MPB, mes të arrestuarve edhe ish-ushtarë të UÇK-së?

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka publikuar edhe videon e dytë, ku janë përmbledhur të gjitha arrestimet.
Në videon e mësipërme, shihet qartë se të gjithë të arrestuarit nuk kanë tentuar të ikin apo të bëjnë presion ndaj arrestimit të tyre.
Në minutën e 5.45 të videos shihet gjithashtu se njëri nga të arrestuarit ka qenë edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, dhe në mënyrë triumfuese polici maqedon i shpalos fotografit e tij ne kamerë ku ai është me uniformën e UÇK-së.
Një detaj tjetër i videos është se edhe pse të arrestuarit akuzohen si "radikal islamik", në shtëpitë e tyre nuk vërehet asnjë element fetar, përkundrazi në njërën prej shtëpive vërehen dy piktura. As personat e arrestuar, sipas videos, nuk kanë mjekrra, gjë e cila i karakterizon grupet radikale.
Bie në sy fakti se mes arrestuarve është edhe një plakë nga fshati Hotël i Likovës si dhe një plak 60 vjeçar nga Shutka e Shkupit.