Çmendet moti, shtatori muaji më i nxehtë në Europë

Edhe pse tetor, temperaturat do të jenë si në verë. Ky muaj ka nisur me temperatura të larta dhe 10 ditëshi i parë do të mbetet në të tillë vlera termike. Meterologët parashikojnë ditë të nxehta ku temperaturat do të shkojnë deri në 29 gradë celcius.
Vetëm pasditeve do të ketë vranësira të përkohshme kryesisht në vendet malore. Si e djela ashtu edhe java e parë e tetorit do të mbeten në këtë vlerë temperaturash. Ndryshimet e vetme priten vetëm në fundjavën tjetër ku do të ketë një rënie shumë të lehtë temperaturash.
Metetologët thonë se përgjatë tetorit, në disa ditë zhiva e termometrit do të shënoj 30 gradë celcius. E vetmja luhatje e lehtë e temperaturave deri në rënie të tyre me 3 gradë pritet të ndodhë pas 10 ditëve.