Protesta te metejshme viktima tjera - Gjendja ne Siri mbetet e ndere

Rastani nje qytet prej 40.000 banoresh gjendet nen goditje te forta. I rrethuar nga te gjitha anet prej trupave siriane i bombarduar prej artilerise dhe tankeve te mbeshtetura nga ajri. Me sa duket 500 deri 1.000 dezertore ushtrie e paten vene qytetin ne kontrollin e tyre. Tani duket se njesite qeveritare po e rimarrin.Po goditen ndertesa thote nje deshmitar okular askush nuk del dot nga shtepia ai vete di per 10 te vrare dhe 40 te plagosur. Te tjere bejne fjale per dy duzina te vrare. Agjencia e lajmeve njofton se shtate ushtare dhe police jane vrare prej bandave te armatosura.
Assadi akuzon SHBA-ne per nxitje te rezistences se armatosur
Rezistenca ne Rastan eshte e armatosur se paku pjeserisht. Rebelet ndjekin taktike guerile. Banore lokale te armatosur i jane bashkuar rezistences tregojne banoret. Arme vine ne Siri pa probleme nga Libani ose nga Iraku. Regjimi i Assadit akuzon SHBA-ne se e nxit kryengritjen e armatosur. Me te vertete nje zedhenes amerikan tregoi mirekuptim ne rast se rezistenca paqesore do te kthehej ne dhune si pasoje e brutalitetit te regjimit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Siria ne HarteEksperti i Lindjes se Aferme Joshua Landis kundershton duke thene se ambasadori i SHBA-se ne Damask i eshte lutur me ngulm opozites te qendroje e padhunshme. Dhuna e rruges i dha regjimit pretekstin per te goditur edhe me fort. Siria nuk eshte Libia. SHBA-ja dhe bashkesia nderkombetare nuk do ta mbeshtesin ushtarakisht rezistencen siriane. Opozita nuk duhet te shpresoje ne nderhyrje te jashtme. Kjo eshte ana tragjike per shembull ne Rastan kur dezertoret maten me ushtrine siriane bejne lufte te humbur.
A do te shtrihet perkrahja per luften e armatosur
Perkrahesit e Assadit duket se u besojne pak fjaleve te tilla Kur ambasadori amerikan Ford vizitoi te enjten 29.9. nje opozitar ne Damask shtepia u rrethua per dy ore largimi i diplomatit u shoqerua me hedhje domatesh. Ende lufta e armatosur kerkohet nga nje pakice por themelimi i se ashtuquajtures Ushtria e Lire Siriane tregon se ajo ka perkrahje. Dezertoret mburren me vrasjen e miliceve besnike te shtetit. Shefi i trupes guerile kerkon nje zone ndalim-fluturimi dhe arme per te luftuar kunder regjimit nga nje zone e mbrojtur ne veri te Sirise. Shumica paqesore paralajmeron se kjo pa dyshim do ta copetonte vendin.
Por te pakten thirrjet e shteteve arabe po rriten thote Ali Dalayin ish-deputet jordanez i cili organizon ne Aman demonstrata per debimin e ambasadorit sirian. Bota arabe nuk eshte me flamuj valevites per nderhyrje ushtarake por do te vije koha si ne Libi ku Gaddafi spushonte se vrari qe botes ti duhet te veproje. Mendoj edhe asaj arabe ne kohen e duhur ajo duhet te shprehet pro ndihmes se jashtme ne Siri.
Autor160Ulrich Leithod /160Elert Ajazaj
Redaktoi160Esat Ahmeti