E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç: Beogradi pret momentin e fundit

Ish-Sekretari për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, ka thënë se Beogradi duhet në mënyrë më intensive të merret me zgjedhjet lokale në Kosovë, e jo që ta pres momentin e fundit. Ivanovic tha se negociatorët teknike të Prishtinës dhe Beogradit, nuk kanë guximin për të marrë vendime dhe gjithmonë presin që për çdo gjë të bien dakord në nivelin më të lartë.

“Prandaj, humbim kohë dhe gjithçka në fund bëhet shpejtë, e kjo nuk është mirë”, ka thënë, transmeton Beta.

Ivanovic, që është kryetar i iniciativës qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, ka thënë se në zgjedhje do të dalë vetëm, nëse nuk do të ketë listë unike serbe.

Sipas tij, është e mundur - në aspektin teorik e jo real - që shqiptarët me listat e tyre të marrin shumicën e komunave serbe.

“Por, këtë nuk do ta lejojë as bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë ai, duke shtuar se pret që ndërkombëtarët nuk duhet të lejojnë që fletëvotimet të kenë simbole të Kosovës. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›