E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë polemikat në KQZ

Në KQZ, edhe sot kanë vazhduar polemika të shumta mes anëtarëve të KQZ-së dhe kryetares së këtij institucioni, Valdete Daka. Anëtari i këtij institucioni nga radhët e Vetëvendosjes, Adnan Rustemi, kërkoi nga Daka që t`i kërkoj falje ish anëtarit Alban Krasniqi. Ndërkohë, Fadil Maloku nga AKR-ja kërkoi që Valdete Daka të tregojë se me urdhër të kujt ka shkuar ajo në Brkusel.

Me polemika të shumta, KQZ mezi ka arritur ta filloj mbledhjen, e cila ishte ndërprerë javen e kaluar, e ku do të diskutohej pë aspektin teknik të organizimit të zgjedhjeve. Edhe kjo mbledhje kaloi në debat politik, ku fillimisht anëtari i ri i KQZ-së, Adnan Rrustemi, kërkoi që kryetarja Valdete Daka t`i kërkoj falje bashkëpartikut të tij Alban Krasniqit, ish anëtar i këtij institucioni.

Debat i nxehtë, ka vazhduar edhe mes anëtarit tjetër, nga radhët e AKR-së Fadil Malout dhe vet kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Maloku kërkoi me këmbëngulje që Daka të sqarojë se me urdhër të kujt kishte shkuar ajo në Bruksel, më 5 gusht ku është diskutuar çështja e vtorimit jashtë Kosovës.

Ndërsa anëtari nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, kërkoi që të mos vazhdohen polemikat politike por KQZ t`i kthehet punës për çka edhe ishte thirrur mbledhja.

E, Betim Gjishi nga PDK-ja tha se nëse dikush nga anëtarët e KQZ-së ka guxim për t`i organizuar zgjedhjet në veri, është i lirë për një gjë të tillë.

Pas shumë polemikave dhe kritikave, anëtarët e KQZ-së arritën që në fund të diskutojnë edhe çështjet dhe specifikat për material sensitiv, si dhe çështjen e certifikimit të subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2013. (RTK) 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›