E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKI-ja bëhet më objekt të ri

Agjencia e Inteligjencës është bërë me objekt të ri. Sot krerët e shtetit, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj, kanë përurimin e objektit ku do të qëndrojnë agjentët e Kosovës.

“Ne sot po nderojmë punën e deritashme në ngritjen e këtij institucioni të pavarur dhe përkushtimin e tij që Kosovës dhe qytetarëve të saj çdo ditë t'ju garantojë një të ardhme të sigurt - sigurinë që do t'ua mundësojë atyre një jetë gjatë të cilës do të realizojnë potencialin e tyre të plotë, në një vend që do të respektojë me përpikëri të drejtat e tyre dhe do t'i marrë me seriozitet liritë e tyre, duke e trajtuar secilin qytetar me dinjitet dhe barazi pavarësisht prejardhjes etnike, religjioze apo gjinore. Në një vend ku institucionet do ta meritojnë besimin e qytetarëve, do të jenë transparente, demokratike dhe llogaridhënëse”, ka thënë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›