Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton Planin zhvillimor

Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi Planin Zhvillimor të Komunës për periudhën 2013-2022. Pas shumë vërejtjesh dhe sugjerimesh nga ana e opozitës, plani zhvillimor i kryeqytetit u miratua me vetëm katër vota kundër.
Prezantimin e planit final e bëri drejtori i urbanizmit, Bexhet Musliu, i cili e cilësoi planin dokument bazik për zhvillimin afatgjatë të Komunë së Prishtinës.
Vërejtje të mëdha këtyre dy planeve i kanë bërë Lëvizja Vetëvendosje, dhe Partia Demokratike e Kosovës
Ndërkohë, kryetari i Komunës, Isa Mustafa, pas vërejtjeve të bëra nga PDK, AAK dhe Vetëvendosje, tha se ky plan zhvillimor është një dokument shumë i rëndësishëm që mbron interesat e komunës e jo të individëve. /Indeksonline/