E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviq: Ka tema që pa dialog s'mund të zgjidhen

Nga Express më 11 janar 2011 në ora 12:23

Oliver Ivanoviq, sekretar shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se raportet e raportuesve evropianë, Dick Marty dhe Jean Gardeto, nuk ndikojnë drejtpërdrejt në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit, por krijojnë një klimë tjetër politike në Kosovë.

Ivanoviq ka thënë se dialogu Prishtinë - Beograd, do të fillojë pas formimit të institucioneve të Kosovës.

Sipas tij, ka shumë pyetje dhe tema në mes të Prishtinës dhe Beogradit, që pa një dialog të drejtpërdrejtë nuk mund të zgjidhen.


Raportet që akuzojnë drejtuesit kosovarë për trafikim organesh gjatë luftës, si dhe mosmbrojtjen e dëshmitarëve, do të diskutohen në Këshillin e Evropës më 25 dhe 26 janar.


Ivanoviq ka thënë se shumë përfaqësues të misionit ndërkombëtar në Kosovë, mendonin se temat për krime të motivuara etnikisht dhe trafikim organesh nuk duhen të preken, pasi nuk ishin tema të hapura.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›