Khamenei, lutje në mbështetje të Ahmadinexhadit
Teheran- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, do të japë sot një lutje që do të transmetohet në televizionin kombëtar, një javë pas zgjedhjeve të debatueshme që u bën shkak për protesta, më të mëdhatë në Iran prej tre dekadash.
Gjatë lutjeve të sotme në Universitetin e Teheranit, Khamenei pritet të tregojë mbështetje për presidentin e rizgjedhur Mahmud Ahmadinexhad dhe të hedhë poshtë thirrjet për zgjedhje të reja. Khamenei, figura më e fuqishme në Iran, bëri thirrje për unitet kombëtar pas zgjedhjeve.
Dje, në ditën e gjashtë të protestave, qindra mijë njerëz u mblodhën në Teheran për të mbështetur kandidatin e opozitës, Mir Husein Musavi dhe për të mbajtur zi për ata që u vranë gjatë dhunës paszgjedhore.
Zoti Musavi iu bashkua demonstruesve në Sheshin Imam Khomeini të kryeqytetit. Shumica e tyre ishin veshur me të zeza, sipas udhëzimeve të zotit Musavi për të nderuar viktimat, dhe jo me ngjyrën e gjelbër të fushatës së tij.
Në Teheran ka patur demonstrata të përditëshme masive që kur autoritetet iraniane shpallën fitues të zgjedhjeve të 12 qershorit Presidentin Mahmud Ahmadinexhad me 63 përqind të votave. Zoti Musavi ka kërkuar anulimin e votimit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Të hënën, të paktën 7 protestues u vranë në Teheran nga milicia proqeveritare.
Këshilli i Mbikqyrësve, një organ i fuqishëm që mbikqyr zgjedhjet në Iran, e ka ftuar zotin Musavi dhe dy kandidatët e tjerë të opozitës për një takim të shtunën, ku do të diskutojnë shqetësimet e tyre. Këshilli ka ofruar të bëjë një rinumërim të pjesshëm të votave. Një zëdhënës i Këshillit tha se ai ka filluar shqyrtimin e 646 ankesave për parregullsi në votime.
Trazirat e tanishme në Iran janë më të mëdhatë që nga Revolucioni Islamik në vitin 1979.
///start-voa///