Libi Tripoli akuzon NATO-n per vrasjen e civileve
Tipoli akuzon NATO-n për vrasje civilësh në bombardimet e njëpasnjëshme. Zyrtarë qeveritarë në Tripoli të Libisë i kanë dërguar gazetarët në një zonë të kryeqytetit, që sipas tyre është bombarduar nga NATO-ja. Në sy të tyre, një trup i pajetë i një personi është nxjerrë nga gërmadhat e bombarduara.
Reporterët gjithashtu janë shoqëruar edhe në një spital lokal, ku kanë parë së paku 7 persona të vrarë nga sulmi, përfshi këtu dhe dy fëmijë. Më herët, NATO-ja ka pranuar se forcat e saj gabimisht kanë qëlluar një kolonë të rebelëve libianë. Deklarata e NATO-s ka shprehur keqardhje për humbjen e jetëve në atë sulm. Ajo e ka pranuar se ka sulmuar gabimisht njësitë e kryengritësve kundër pushtetmbajtësit, Muammar al-Gaddafi.
Në një deklaratë të publikuar në Bruksel, Aleanca Veriatlantike shprehu keqardhjen e saj, në rast se si pasojë e këtij incidenti fatkeq ka pasur të vdekur apo të plagosur. Avionët e NATO-s kanë goditur gabimisht makina të rebelëve në qytetin e pasur me naftë, Brega. Në këtë rajon, pak më herët kishin qenë aktive edhe trupat e Gaddafit.
Ndërkohë që kryeministri libian Ali al-Mahmoudi shprehu të enjten gatishmërinë për negociata duke sqaruar se janë duke u zhvilluar bisedime me rebelët, por gabimet në terren nga ana e Aleancës në më tepër se një rast kanë ndezur debate mbi qëllimin dhe misionin e saj në Libi.
Delina Bitraku