Izolohen banorët e Luginës së Preshevës
Marrëveshja për lëvizjen e lirë e arritur nga bisedimet Kosovë- Serbi ka shkaktuar izolimin e banorëve të luginës së Preshevës. Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare sipas së cilave marrëveshja nisi të zbatohej javën e parë të dhjetorit.
Mediat theksojnë se sipas banorëve të Preshevës marrëveshja ka cunguar lirinë e lëvizjes si dhe ka bllokuar totalisht qarkullimin e qytetarëve të kësaj zone. Sipas Jonuz Musliut, kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, marrëveshja e arritur për lirinë e lëvizjes mes palës kosovare dhe asaj serbe, është e disfavorshme dhe ka dëmtuar në masë të madhe xhepin e varfër të shqiptarëve të Luginës.
Në një deklaratë për gazetën Zëri, Musliu theksoi se nga paraqitja e tarifave dhe reciprociteti në kuadër të këtyre tarifave për policat kutare të sigurimit, shihet se nuk është lehtësuar lëvizja e lirë, por përkundrazi është vendosur embargo për shqiptarët.