Kapshticë, arrestohet kontrollori, abuzoi me detyrën
Arrestohet kontrollori i doganës së Kapshticës. Ardian Çekiçi, nga Pogradeci, është vënë në pranga nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për shpërdorim të detyrës.
Dyshohet se kontrollori Çekiçi ka lejuar të kalojë drejt shtetit grek, shumë të kërkuarin nga policia Bledar Muça i cili ka vrarë shtetasin Ilir Rexhepi.
Ndërkohë, pritet policia e qarkut të Elbasanit të dalë në një konferencë shtypi për të dhënë më shumë detaje për operacionin.