Izrael, Kryeministri Olmert jep doreheqjen
TEL AVIV - Aleate dhe kundershtare politike te Kryeministrit izraelit, Ehud Olmert, kane shprehur mbeshtetje per vendimin qe ai beri publik dje per te dhene doreheqjen nga posti ne muajin shtator. Olmert tha se do te ishte me e lehte per te qe te vetembrohej ndaj akuzave per korrupsion larg vemendjes se opinionit publik. Ministrja e Jashtme, Tzipi Livni, qe eshte favorite per ta pasuar ate ne post, tha se vendimi i Olmert kishte qene i veshtire per t'u marre, por ishte ai i duhuri. Partneri kryesor i Olmert ne koalicionin qeverises, udheheqesi laburist, Ehud Barak, e cilesoi vendimin e doreheqjes se tij si te pergjegjshem. Politikane te tjere nderkohe, thane se ai ishte rezultat i pashmangshem i nje udheheqje te dobet. Deri tani, Ehud Olmert ishte konsideruar si mbijetuesi i madh i politikes izraelite. Ai shihej si udheheqesi qe me pare, kishte mposhtur skandale politike dhe pretendime te cilat do t'i kishin fundosur udheheqesit e tjere. Por kritikat e reja per udheheqje te dobet dhe pretendimet e demshme per korrupsion, bene qe veterani 62- vjecar i politikes te perkulej para se pashmangshmes. Duke njoftuar se nuk do te kandidonte ne zgjedhjet drejtuese te partise se tij Kadima ne muajin shtator, Olmert tha se do ta linte postin e kryeministrit qe ne momentin kur do te zgjidhje udheheqesi i ri i saj dhe te niste procesi i formimit te qeverise. Olmert siguroi se do te vazhdonte te punonte deri ne diten e fundit ne detyre ne disa fronte: me autoritetin palestinez dhe ne menyre jo te drejtperdrejte me Sirine, per te arritur paqe ne rajon. Dhe nje negociator i larte palestinez ka hedhur poshte pretendimet se doreheqja e z. Olmert, do t'i demtonte shanset per paqe me Izraelin. Saeb Erekat, keshilltar i Presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, tha se palestinezet do t'i vazhdonin perpjekjet per arritjen e nje marreveshje brenda vitit.
Ai tha se palestinezet kerkonin te benin paqe me gjithe izraelitet, jo me nje person te vetem. Departamenti amerikan i Shtetit tha se administrata e Bushit ishte e gatshme te punonte me cilindo udheheqes izraelit, ne kerkim te paqes.
Ai tha se palestinezet kerkonin te benin paqe me gjithe izraelitet, jo me nje person te vetem. Departamenti amerikan i Shtetit tha se administrata e Bushit ishte e gatshme te punonte me cilindo udheheqes izraelit, ne kerkim te paqes.