Turqi, gjykata hedh poshte mbylljen e partise qeveritare
ANKARA - Gjykata Kushtetuese e Turqise, vendosi te mos e ndaloje partine ne pushtet ne Turqi, AKP, per aktivitete islamike, por vendosi ta ndeshkoje kete parti me gjoba financiare. Para kamerave, dje, doli kryegjykatesi i Gjykates Kushtetuese per te njoftuar mbi vendimin e pritur aq gjate. Megjithate, gazetareve iu desh te duronin edhe 20 minuta te tjere, sepse Hasim Kilic nuk deshi te leshonte nga duart rastin qe t'i thoshte me pare disa fjale personale. Ai apeloi qe me ne fund te ndryshohet Kushtetuta, ne menyre qe, sic tha ai, ligje qe mund te keqperdoren kaq lehte, si ndalimi i nje partie, te jene me te sigurta. Pastaj, ai njoftoi per vendimin e marre nga Gjykata Kushtetuese. "Edhe pse pritej ndalimi i veprimtarise se partise, ne fund nuk u arrit te siguroheshin shtate votat e nevojshme. Megjithate, ky vendim duhet te shihet si nje paralajmerim serioz", tha Kilic. Konkretisht, kjo do te thote: Gjykata Kushtetuese turke nuk e ka miratuar kerkesen e Prokurorit te Pergjithshem per ndalimin e partise qeveritare AKP. Po ashtu, eshte refuzuar edhe kerkesa per ndalimin e marrjes me politike per 71 zyrtare te larte te kesaj partie. Megjithate, gjykatesit vendosen qe te denojne me gjoba financiare AKP-ne, duke i hequr gjysmen e ndihmave shteterore. Politikane te partise qeveritare flasin per ngadhenjimin e demokracise. AKP veren e kaluar pat fituar per here te dyte me radhe me shumice absolute zgjedhjet parlamentare ne Turqi.