E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirsa Kerceli kritikohet per zerin

Mirsa Kerceli dhe kenga e saj jane bere nje hit i vertete ne faqen e internetit youtube.com. Vetem dy jave pasi ka lancuar klipin e saj te ri, kengetarja kosovare eshte vizituar nga rreth 20000 vete ne kete faqe. Mirepo ndersa kane lene komentet e tyre rreth kenges dhe klipit duket, se shume prej vizitoreve kane shprehur pakenaqesi per zerin e kengetares dhe menyren e saj te te kenduarit. Disa nga fansat kane komentuar se, "muzika e kenges eshte e mire, por kendimi katastrofal", ndersa ka pasur edhe nga ata, qe kane hedhur idene, se kenga mund te jete e vjedhur nga ndonje rumun. Kengetarja kosovare ka disa kohe, qe eshte bere pjese e botes se muzikes. Ndoshta 26-vjecarja per te hyre ne kete rruge, i eshte referuar edhe shembullit te kusherires se saj, Genta Ismajli. Madje ne forumet e ndryshme ne internet fansat shprehen, se ne disa raste stili i Mirses ngjason me stilin e Gentes, te pakten ne menyren e performances. Ndonese jane vajza tezesh duhet te themi megjithate, qe Genta, ndryshe nga Mirsa transmeton me shume embelsi ne skene.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›