E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sudan, raport kritik mbi paqeruajtesit

DARFUR - Ne pervjetorin e pare te vendimit per dislokim te forces paqeruajtese ne rajonin sudanez te Darfurit, nje raport i ri thote se bota ka deshtuar te jape dhe perkrahjen me elementare per nevojat e misionit. Raporti thote se asnje vend nuk ka ofruar as edhe nje helikopter te vetem, megjithese keto jane thelbesore per arritjen e suksesit te misionit OKB-Union Afrikan. Raporti u hartua nga nje analist ushtarak dhe nje ekspert aviacioni, Thomas Withington, dhe u aprovua nga me shume se 30 grupe dhe organizata te te drejtave te njeriut. Ai fokusohet ne mungesen e helikoptereve qe beson jane kritike per suksesin ne Darfur.

Ish-sekretari i Pergjithshem i organizates se Unitetit Afrikan, dr. Salim Ahmed Salim, u perfshi gjithashtu ne hartimin e raportit. Dr. Salim thote se, duke pasur parasysh forcen e ndjenjes qe ekziston ne bote per Darfurin, eshte e jashtezakonshme se si forca nuk ka marre pajisjet e nevojshme. Ai beri me dije se disa vende ishin te perfshira si duhet, por ai identifikoi gjashte vende - Republiken Ceke, Indine, Ukrainen, Italine, Rumanine dhe Spanjen qe, sipas tij, secili mund te kishte ofruar kater here me shume numrin e helikoptereve, per te cilet ka kaq nevoje atje: "Helikopteret qe nevojiten nuk ka pse te jene helikoptere amerikane, nuk ka pse te jene helikoptere franceze. Ajo cka nevojitet atje jane helikoptere dhe ajo cka demonstroi raporti eshte se ka vende qe mund te ofrojne helikoptere - me sa di une flitet per dicka rreth 140 helikoptere, qe mund te sigurohen. Pra, helikopteret jane, por ajo cka mungon eshte vullneti politik", thote Salim Ahmed Salim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›