E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karaxhic ne Hage: Kam frike

HAGE - Ish-udheheqesi i serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic, doli dje para Gjykates se Hages dhe hodhi poshte oferten per t'u mbrojtur nga nje avokat i caktuar nga Haga, madje i tha trupit gjykues se ai do te vetembrohet. Karaxhic nuk pranoi te shprehte mendim per fajesine apo pafajesine ndaj akuzave per gjenocid, te ngritura per rolin e tij ne lufterat ne ish-Jugosllavi ne vitet '90-te.

AKUZAT

Kryegjykatesi lexoi dje ne oren 16.00 te 11 akuzat e ngritura kunder Karaxhic per gjenocid, krime kunder njerezimit dhe krime lufte, per rolin e tij ne mizorite kunder jo-serbeve gjate luftes se periudhes 1992-1993 ne Bosnje-Hercegovine. Sipas aktakuzes, ne vitin '95, Karaxhic ishte i informuar qe forcat e tij kryenin gjenocid dhe krime kunder civileve, por ai nuk i ka ndaluar, perkundrazi i ka ndihmuar ata ne kryerjen e ketyre krimeve. Karaxhic ishte ulur ne te njejten banke, ku ka qene ulur edhe frymezuesi i tij, kasapi i Ballkanit, Sllobodan Miloshevic. Ai eshte paraqitur ne kete salle me pamjen e tij te dikurshme, kur urdheronte masakrat me te medha qe ka njohur Ballkani ne 100 vitet e fundit. Mjekra e dendur, pas se ciles ai fshihej gjate viteve kur i fshihej autoriteteve nderkombetare, te cilat e kerkonin per ta sjelle ne Hage, nuk qendronte me mbi fytyren e tij, tashme te zbuluar perballe gjithe opinionit boteror.

Karaxhic, pasi ka pohuar se do te beje vete mbrojtjen e tij ne kete proces, ka pohuar para trupit gjykues se "ka jetuar me nje identitet fals ne Beograd." Ai ka pohuar se jetonte ne shtepine e gruas se tij, por nuk ka dhene vendndodhjen e kesaj banese. Te njohurit si "Kasapi i Ballkanit", 63-vjecarit Karaxhic iu dhane 30 dite per te vendosur nese e pranon apo jo fajesine. Nese shpallet fajtor, ai do te denohet me burgim te perjetshem.

KARAXHIC

"Kam frike per jeten time", ka qene kryefjala e Radovan Karaxhic ne Gjykaten e Hages ne pasditen e djeshme. Pasi ka degjuar akuzat e bera nga Gjykata e Hages, Karaxhic ka marre fjalen dhe ka shprehur pakenaqesite e tij pasi nuk ka pasur asnje mundesi per te komunikuar me familjaret. Pas kesaj Karaxhic ka shprehur se ka frike per jeten e tij, ka frike nga SHBA dhe nga sjellja e tyre. "Une dua nje gjykim te drejte dhe kam frike se ndaj meje nuk do te zhvillohet nje proces i drejte", ka thene Karaxhic. "Dua me shume kohe per t'u njohur me akuzat", ka shprehur Karaxhic, teksa u pyet per akuzat ndaj tij.

PRESION

Dalja e Radovan Karaxhic para Gjykates per Krime Lufte do te jete nje moment kyc per Serbine. Per vite te tera, vendi eshte akuzuar se nuk kishte bere sa duhet per ta gjetur njeriun, i cili shihet nga shume serbe si hero lufte. Mos arrestimi i Karaxhicit coi ne bllokimin e perpjekjes se Serbise per anetaresim ne BE. Arrestimi dhe ekstradimi i ish-udheheqesit te serbeve te Bosnjes shihet si arritje e madhe e qeverise pro-perendimore te Serbise, por per BE-ne edhe kaq nuk mjafton. Mbi vendin tani po shtohet presioni per te kapur dy te kerkuarit e mbetur per krime lufte qe jane ende ne arrati: mes tyre dhe komandantin e kohes se luftes, Ratko Mladic.

SERBIA

Qe nga arrestimi i Karaxhic, Serbia eshte magjepsur me hollesirat e jetes se dyfishte qe bente ai ne arrati. Duke punuar si specialist ne mjekesine alternative ne Beograd, ai zgjati floket dhe mjekren per te mos u njohur. Pas arrestimit, thuhet se ka prere floket dhe eshte ruajtur. Dje nderkohe, familjes se Karaxhic iu rikthyen dokumentet e udhetimit qe iu ishin konfiskuar ne muajin janar, me dyshimin se po ndihmonin Karaxhic ne arrati. Tani ata mund ta vizitojne ate, ne Hage.

Mberritja ne Hage

Karaxhici arriti ne Hage, pardje, nente dite pas arrestimit nga policia serbe ne Beograd. Ai kaloi pjesen me te madhe te 12 vjeteve te fundit si nje prej me te kerkuarve te botes. Autoritetet thane se ai e kaloi nje pjese te kesaj kohe ne Beograd, pasi ndryshoi ndjeshem pamjen e tij, duke rritur mjekren dhe floket e bardhe. Ne seancen e djeshme, ne Gjykaten e Hages, ai dukej shume mire, me mjeker te rruar dhe floke te prera e i veshur me kostum. Ai praktikonte mjekesi alternative ne nje klinike kur u arrestua.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›