Izrael: Ministri i jashtëm Liberman akuzohet për korrupsion

Prokurori i përgjithshëm i Izraelit tha se ministri i Jashtëm, Avigdor Liberman do të akuzohet për korrupsion.
Liberman, partner i koalicionit në qeverinë konservatore të kryeministrit Benjamin Netanjahu, tashmë është nën hetime.
Zyra e prokurorisë tha se Liberman do të akuzohet për mashtrim, shpërdorim të besimit, shpërlarje parash dhe ngacmim të një dëshmitari.
Liberman i ka mohuar akuzat, por mund të japë dorëheqje pasi ato të formalizohen.