Pakistani kritikon sulmet e aeroplanëve pa pilot

Kryeministri i Pakistanit Jusuf Reza Gilani i kritikoi sot sulmet e aeroplanëve pa pilot në rajonin fisnor afër kufirit afgan, duke thënë se ato i minojnë përpjekjet kundër terrorizmit.
Gilani i tha parlamentit se përpjekja për t`i privuar militantët nga mbështetja e fiseve është minuar nga sulmet e aeroplanëve amerikanë.
Komentet e tij u bënë disa orë pasi sulmi i një aeroplani pa pilot vrau gjashtë luftëtarë nga rrjeti Hakani, i ndërlidhur me AL Kaidën.
Në sulmin e sotëm, aeroplani shkrepi katër predha në një makinë në rajonin e Vaziristanit jugor afër kufirit afgan.