Izrael, Mitçell vazhdon tentativat për kompromisin
Takimi, i treti që prej së martës, që zgjati dy orë u zhvillua në zyrën e kryeministrit pa arritur në përfundime. Sipas burimeve qeveritare, Mitçell do të takohet sërish me Netanjahun pas kthimit nga Ramallahu, në Cisjordani ku ai do të zhvillojë bisedime me presidentin palestinez, Mahmud Abas.
Gjithashtu, Benjamin Netanjahu do të konsultohet me ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së tij para se të ritakohet me të dërguarin special amerikan. Ky i fundit, i cili zhvilloi një vizitë tjetër në rajon, u kërkoi dje në Kajro protagonistëve të konfliktit izraelito-palestinez të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre me qëllim që të bëhet i mundur rifillimi i procesit për paqe.