PS, Klosi: Berisha ka frikë ngakutitë e votimit
“I paaftë dhe i painteresuar për të dhënë zgjidhje halleve të qytetarëve, Sali Berisha dëshmoi dhe një herë se nuk do të qeverisë dot ndryshe, por do të vazhdojë mjeshtërisht pasurimin e oborrit të tij personal pavarësisht patericave të reja që i ofroi Ilir Meta me votat e marra falë një mashtrimi të madh publik”, tha deputeti Blendi Klosi.
Ai shtoi Sali Berisha me ministra të kërkuar nga drejtësia dhe me ministra që mashtruan popullin opozitar nuk mund të qeverisë dot në mënyrë demokratike vendin.
Sipas tij, Partia Socialiste është çdo ditë dhe më e vendosur të vazhdojë misionin e saj historik, atë të rezistencës demokratike në plotësim të standardeve të munguara. Klosi tha gjithashtu, Berisha i trembet së vërtetës së kutive të votimit të cilat i mban peng në mënyrë të kundraligjshme.
“Ne nuk hyjmë në këtë parlament të rezultateve të deformuara dhe të kutive të mbyllura. Ne nuk kërkojmë të marrim pushtetin në tavolinë, por do të kërkojmë zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit. Nuk mund të ketë mision më legjitim për një opozitë demokratike sesa mbrojtja e votës, ligjit e Kushtetutës”, theksoi deputeti socialist.