E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael-Palestinë, dështon rinisja e bisedimeve

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kanë dështuar ti bindin izraelitët dhe palestinezët për rinisjen e bisedimeve për paqe.

Kuarteti ndërkombëtar për Lindjen e Mesme-Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, u takuan ndarazi me të dyja palët në Ramallah dhe Jerusalem të mërkurën por nuk u raportua për ndonjë sukses.

Shefi i delegacionit palestinez, Saeb Erekat, tha se palestinezët do të insistojnë në zhvillimin e bisedimeve për paqe vetëm nëse Izraeli ndalë ndërtimin e vendbanimeve dhe nëse pajtohet për vendosjen e një kornize kohore për bisedimet.

Mirëpo, një i dërguar i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se shteti hebre refuzon çdo lloj parakushti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›