OSBE-ILDKP Bashkepunim mes forcave politike ne pushtetin vendor

OSBE në një takim me Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe këshilltarët e Bashkisë së Tiranës ka bërë thirrje për bashkëpunim të forcave politike.
Kjo thirrje vjen menjëherë pas braktisjes së mbledhjes së këshillit bashkiak nga ana e opozitës.
Këshilltarët e opozitës përveç thirrjeve të vazhdueshme të kryebashkiakut Basha për të marrë pjesë në vendimmarrje të Këshillit Bashkiak në të mirë të komunitetit preferuan të mos votonin por të braktisnin mbledhjen.
Zv/kryetari i prezencës së OSBE-së, Dan Radford, tha se në luftimin e korrupsionit do të arrihet sukses vetëm nëse forcat politike angazhohen maksimalisht dhe bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.
Kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, në fjalën e tij tha se lufta kundër korrupsionit është e të gjithëve dhe një sfidë jo e pamundur.
Llalla gjithashtu theksoi se ligji për parandalimin e konfliktit të interesit është shumë i rëndësishëm edhe pse ka nevojë për t’u përmirësuar.
Tryeza për parandalimin e konfliktit të interesave në qeverisjen vendore pati diskutime nga këshilltarët e dy forcave politike lidhur me ligjin si dhe rastet e mundshme të konfliktit të interesave në Bashki si dhe mundësinë e zgjidhjes së tyre.