Qeveria: 200 milionë lekë nga fondi rezervë për lobistin e Mubarak
Frank Wisner i firmës Patton Boggs, shoqëroi sivjet Berishën në New York. Ai u përfshi në një skandal pasi kërkoi në shkurt 2011 që Mubarak të qëndronte në pushtet për hir të stabilitetit, duke tejkaluar deklaratat e Shtëpisë së Bardhë
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar një vendim për një pagesë prej 200 milion lek të vjetra për kompaninë amerikane Patton Boggs, e njohur si firmë lobuese për qeverinë shqiptare. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, Për buxhetin e vitit 2011, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, zëri Shpenzime korrente, ti shtohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve për shtesën e marrëveshjes së angazhimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe studios ligjore Patton Boggs LTD, lidhur në datë 12.7.2010, me nr.2711 prot. 2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, thuhet në vendimin e qeverisë.
Patton Boggs me shumë gjasa do e marrë këtë pagesë për të përgatitur privatizimin e kompanisë Albpetrol. Firma amerikane, në përbërje të së cilës është edhe Frank Wisner, u akuzua nga Geri Kokalari se ka mbuluar vizitën e fundit të Sali Berishës në Nju Jork. Firma ka shërbyer si konsulente në privatizimin skandaloz të kompanisë ARMO. Ajo ka nënshkruar një kontratë me qeverinë shqiptare në vitin 2008 për këtë çështje, por më vonë ka nënshkruar një tjetër kontratë në vitin 2010.
Wisner, një ish- diplomat, përfaqësues special i SHBA në bisedimet që u organizuan për Kosovën, u vu së fundmi nën akuzë sepse kërkoi që ish- presidenti egjiptian, Mubarak të qëndrojë në pushtet, edhe pse ai ishte në grahmat e fundit. Wisner ishte dërguar për të negociuar në Egjipt nga presidenti Obama, por i habiti të gjithë kur tejkaloi dhe deklaratat e Shtëpisë së Bardhë duke kërkuar që Mubarak të qëndrojë. New York Times shkroi se ai ishte një mik personal i Mubarak. Wisner tha se Mubarak duhet të qëndrojë për hir të stabilitetit. Wisner e shoqëroi Berishën në vizitën e tij në New York dhe rregulloi disa dalje mediatike të kryeministrit shqiptar. Vetë Wisner u shfaq krah Berishës në intervista, duke lavdëruar qeverinë shqiptare.
TV KLAN/ Uisner për Shqipërinë: 8 Maji, demokracia funksionoi
Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të fuqishëm amerikanë në punimet, Forumi Ekonomik i Investimeve SHBA Shqipëri, në Nju Jork të zhvilluara dje. Një pjesë e përfaqësuesve të kompanive dhe grupeve financiare amerikane që ndoqën forumin paraqitën projekte konkrete që pritet ti prezantojnë në Shqipëri. Ambasadori amerikan, Frank Uizner, përfaqësuesi amerikan i treshes ndërkombëtare që ndërmjetësoi bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, para pavarësisë ndërsa vlerësoi arritjen e qeverisë shqiptare në arritjen e një sistemi modern e transparent u ndal në ligjshmërinë e institucioneve dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.
Uizner solli në vëmendjen e të pranishmëve zgjidhjen ligjore sipas tij, që institucionet e vendit i bënë betejës së ngushtë për garën e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 8 majit. Sipas tij, kjo situatë nuk u zgjidh nga jashtë, por vetë Shqipëria e bëri demokracinë të funksionojë.
Pas zgjedhjeve vendore, shumë bashki ndërruan drejtim. Ne pamë betejën e ngushtë për Tiranën që u zgjidh nga institucionet e vendit, kjo situatë nuk u zgjidh nga jashtë, por vetë Shqipëria e bëri demokracinë të funksionojë. Me rikthimin e socialistëve në Parlament do të shohim demokracinë shqiptare të praktikohet dhe të forcohet dhe ne urojmë që të jetë kështu. Çdo mik i Shqipërisë e njeh progresin e bërë, është folur shumë për luftën ndaj korrupsionit apo për punën që është ndërmarrë për ti çuar prokurimet drejt një sistemi modern dhe transparent, theksoi ambasadori amerikan.
**********************************************
Berisha dhe një portret lobuesi
Nga Gjergj Thanasi
Firma lobuese amerikane Patton Boggs, emri i së cilës po përmendet kaq shumë ne lidhje me seminarin e mbajtur në Nju Jork për promovimin e investimeve amerikane në Shqiperi, ka një histori veprimtarie jo fort të nderuar në tokat shqiptare. Në Republikën e Kosovës ajo kreu disa kontrata lobuese për një vizitë të Kryeministrit Thaçi në Uashington. Në 5 nëntor 2010 Qeveria e Kosovës e ndërpreu në mënyrë të një anshme kontratën me Patton Boggs. Të paktën zyrtarisht nuk u bënë të ditura shkaqet e ndërprerjes së marrëdhënieve të qeverisë kosovare me Patton Boggs. Në Shqipëri Patton Boggs së paku që në vitin 2008 u angazhua në kontrata këshillimi, avokatie e lobimi. Kështu për ndihmesën e dhënë në privatizimin e Albetrolit ajo dhe firma shqiptare e avokatisë Zaho Kosta Tashko përfituan 244 000 USD.
Në vitin 2010 u fol për një kontratë qeveritare me Patton Boggs me vlerë 5,5 milion lekë të reja në muaj. Marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me firmën në fjalë vazhduan edhe në vitin 2011. Një nga pjesëtarët e firmës Patton Boggs është edhe Frank G. Wisner Jr. Qenia pjesë përbërësve e Patton Boggs e një individi si z.Wisner ngre pikëpyetje të mëdha se çfarë përfiton Shqipëria nga kryerja e pagesave të majme me para publike për të tillë personazhe.
Frank Wisner është i biri i një prej themeluesve legjendarë të CIA-s Frank Gardener Wisner senior, i cili u shqua në operacione të tilla spektakolare si përmbysja e Presidentit liberal Arbnez të Guatemalës në 1954, përmbysjen e Kryeministrit nacionalist e demokrat të Iranit Mosadekut etj. Si mik i spiunit të famshëm sovjetik Kim Filbit ai kontribuoi ndoshta pa dashje në dështimin e operacionit Valuable për pëmbysjen e diktatorit Enver Hoxha.
Faturën e dështimit të këtij operacioni anglo-amerikan e paguan nacionalistët shqiptarë me dhjetra të vrarë e të plagosur e me mijëra vite burg në lagerat e Enver Hoxhës. Veprimtaria e dyshimtë e Frank G.Wisner Sr. u hetua me urdhër të drejtpërdrejt të Hoover-it shefit legjendar të FBI-së.
Nga këto hetime (ndonëse fondet arkivore mbeten ende të mbyllura) dolën të dhëna të pakëndshme. Që në vitin 1944 Frank Wisner sr. u dyshua për qëndrime të papërshtatshme gjatë një operacioni per çlirimin dhe nxjerrjen jashtë Rumanisë të 1350 robërve amerikanë të luftës të kapur nga ushtria rumune e mbretit Michael. Në qëndrime të papërshtatshme përfshihen edhe marrëdhëniet e tij intime me princeshën rumune Caradja Kretzulescu pasardhëse e shtëpisë fisnike të Vlad Tepeshit.
Wisner Sr. në dhjetor 1956 u diagnostikua si maniak depresiv, gjendje e shkaktuar për shkak të brejtjes së ndërgjegjes nga dështimi i operacionit anti-bolshevik Valuable në Shqipëri dhe operacioneve për mbështetjen e patriotëve hungarezë gjatë revoltës antisovjetike të nëntorit 1956. Shtrimi për kurim në spitalin prestigjoz The Sheppard and Enoch Pratt Hospital, si edhe terapia me psikoanalizë dhe me elektroshok rezultuan jo efikase. Wisner sr. e mbylli jetën e vet duke u vetëvrarë me shotganin e të birit.
Wisner Jr. që na intereson ne shqiptarëve, gëzoi një karrierë diplomatike dhe një flirtim me CIA-n problematik dhe plot skandale. Në Filipine si ambassador i SHBA-së në vitet 1991-1992 u përfshi në skandalin e ndërtimit të dy TEC-eve për bazën ushtarake amerikane të Subic Bay-it. Firma Enron fitoi të drejtën e ndërtimit të dy TEC-eve duke ofruar një çmim dukshëm më të lartë se konkurenti, duke shkaktuar shpërdorim të parave të taksapaguesve amerikanë.
Në vitet 1994-1997 Wisner Jr. ishte ambasador në Indi. Gjatë qëndrimit në Indi ai u përfshi në skandalin e uzinës Dabhol Plant. Përfshirjen e Wisner-it në këtë skandal e ka dokumentuar gjerësisht Vijay Prashad, asistente profesore e studimeve ndërkombëtare në Trinity College Hartford Connecticut, në libri