E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata në veri, Thaçi interpelancë në Kuvend

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi flet sot para ligjvënësve vendorë lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në pjesën veriore të Mitrovicës, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mocionin katërpikësh që ky grup e ka paraqitur në Kuvend, kërkohet që institucionet e rendit të Kosovës të angazhohen vetë në heqjen e barrikadave në veri.

Deputetët e Vetëvendosjes do të kërkojnë nga Qeveria që ti ndërpresë edhe bisedimet me Serbinë, dhe ti shpallë të pavlefshme e të pazbatueshme secilën marrëveshje që është arritur deri më tani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›