Sekuestrohen 150 kg marijuanë, 6 në pranga
TIRANE- Sekuestrohen 150 kilograme lende narkotike e llojit marijuane ne Tirane dhe perfudnojne ne pranga 6 persona te akuzuar per trafik.
Operacioni i organizuar nga Policia e Tiranës eshte finalizuar gjate mesnates me arrestimin e te akuzuarve.
Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni është pranë aeroportit të Rinasit ndërsa mësohet se droga është gjetur e fshehur në një makinë.
Të arrestuarit janë Muharrem Zalla, Oliger Musta, Altin, Arjan e Gëzim Saka dhe Klodian Lami. Mesohet se dy te tjere jane shpallur ne kerkim.
Policia ka nisur hetimet per aktivitetin e tyre, destinacionin e lendes narkotike dhe nese kane pasur bashkepunetore te tjere.