Marrëveshja për veriun, Tadiç informon serbët

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç do të takohet sot me përfaqësuesit e serbëve të veriu të Kosovës.
Takimi do të zhvillohet në orën 18:00. Mediat serbe informojnë se në Beograd do të udhëtojnë kryetarët e katër komunave, kryetarët e kuvendeve të këtyre komunave si dhe kreu i të Qarkut.
Ndërsa temë e bisedimeve thuhet se do të jetë marrëveshja e arritur me KFOR-in dhe gjendja në veri. Serbët nga veriu i Kosovës mendojnë se 10 pikët e ofruara me marrëveshje nuk janë zgjidhja më e mirë, por edhe nuk dëshirojnë që të kundërshtojnë marrëveshjen, prapa së cilës qëndron Beogradi zyrtar.