Kosovë, policia: Situata e qetë, rrugët të bllokuara

Zyrtarët të Policisë së Kosovës thonë se në veri të vendit situata është e qetë dhe nuk është raportuar për asnjë incident gjatë orëve të fundit.
Zëdhënësi i Policës së Kosovës, Arbër Beka tha për Evropën e Lirë se rrugët në këtë zonë vazhdojnë të jenë të bllokuara. “Situata atje paraqite e qetë, gjatë orëve të natës nuk është raportuar për ndonjë incident. Përsa i takon rrugëve, ato vazhdojnë të jenë të bllokuara, sikurse rruga në drejtim të vendkalimit kufitarë të Jarinës po ashtu edhe ajo në drejtim të vendkalimit kufitarë në Bërnjak në drejtim të Zubin Potokut”, u shpreh ai.
Zëdhënësi Beka tha po ashtu se zyrtarët policisë kufitare, janë prezent në vendkalimin kufitar në Bërnjak dhe nuk ka pasur asnjë raportim për incidente