E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli: Do të vazhdojmë ndërtimin e Jeruzalemit

Izraeli vazhdon të mos heq dorë nga vendimi i bërë publik ditë më parë për ndërtimin e 1600 vendbanimeve të reja në jeruzalemin lindor. Autoritetet izraelite këmbëngulin se procesi i kolonizimit do të vazhdojë dhe se nuk do të ketë asnjë shtyrje të ndërtimeve të reja në Jeruzalemin Lindor, për të cilat edhe kuarteti i ndërkombëtarëve, i përbërë nga OKB, BE, SHBA dhe Rusi, ka kërkuar ndalimin. "Do të vazhdojmë të ndërtojmë Jeruzalemin, sic bejmë prej 42 vjetesh', është shprehur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Deklaratat e tij janë bërë përpara ministrave të kabinetit qeveritar. Ai shprehu edhe nje herë qëndirmin e autorieteve , sipas së cilave jerzualemi lindor, i pushtuar në 1967 në përfundim të luftës prej gjashtë ditësh, është pjesë e shtetit hebre. ndërkohë me hërët në lindjen e mesme u gjend për një vizitë shefi i OKB-së, Ban Ki Mun. Në një vizitë në gaza, sekretari i përgj i kombeve të bashkuara i bëri thirrje izraelit që ta ndalojë ndërtimin e banesave të reja dhe të heqë bllokimin në rripin e gazës, që përbën edhe shkakun kryesor të vuajtjeve të papranueshme për popullsinë palestineze. Ban Ki-Mun, vizitoi disa vende ne rajon, në kuadër të turneut rajonal, që synon ripërtritjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.
Rripi i Gazës ishte nën bllokadën izraelite pothuajse për tri vjet, për shkak të udhëheqjes së Hamasit. Ban Ki-mun e ka vizituar pjesën e Qytetit të Gazës, që është dëmtuar nga lufta dhe ka treguar solidaritet me banorët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›