E Diel, 1 Nëntor 2026

Të majtët francezë para triumfit në zgjedhjet lokale

Të majtët francezë mund të fitojnë shumë zona në këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen këtë të dielë në Francë, duke i dhënë Presidentit konservator Nicolas Sarkozy një goditje të rëndë. Pas numërimit të një pjese prej 53 për qindësh të votave të para një jave, socialistët nën udhwheqjen e Martine Aubry formuan aleancën me partinë e të gjelbërve "Europe Ecologie" dhe me frontin e majtë, ku janë të përfshirë edhe komunistët. Aleanca e Sarkozys, UMP, arriti një rezultat nga më të dobëtit prej dekadash. Edhe në bastionet e saj në Elsa dhe në Korsika mund të ketë humbur, vlerësojën mediat. Në raundin e parë, UMP u sfidua dhe avancuan socialistët. Përkatësisht Partia Socialiste, forca e parë politike në Francë u reindit me 29,1%, partia e Sarkozisë me 27,3%, të gjelbërit me 13%, e në fund "Le Pen" me 11% . kështu pësoi humbje të thellë kampi qeveritar i presidentit francez nikolas sarkozi, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në këtë vend, ndërsa favorite ishte partia opozitare socialiste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›